Top

Rreth Xfce-së

Xfce-ja është një mjedis desktop i peshës së lehtë për sisteme të ndryshëms *NIX. Hartuar për produktivitet, i ngarkon dhe ekzekuton shpejt zbatimet, duke kursyer kështu burimet e sistemit.

Xfce 4.6 mishëron filozofinë tradicionale UNIX të modularitetit dhe të ripërdorshmërisë. Përbëhet nga një numër përbërësish që së bashku japin punimin e plotë të mjedisit desktop. Këta janë të paketuar veçmas dhe mund të zgjidhni e merrni nga paketat e gatshme e të krijoni mjedisin vetjak më të mirë të punës.

mësoni më tepër

Projekte Xfce

  • Thunar
    Thunar-i është një përgjegjës kartelash modern për Mjedisin Desktop Xfce.
  • Mousepad
    Mousepad është një përpunues tekstesh për mjedisin desktop Xfce, i thjeshtë, i shpejtë dhe i lehtë për t'u përdorur, bazuar në përpunuesin e teksteve Leafpad.
  • Orage
    Kalendar për projektin Xfce.
  • Xfburn
    Zbatim për shkrim CD-sh dhe DVD-sh.
  • Xfmedia
    Xfmedia është një luajtës mediash i thjeshtë e i lehtë për t'u përdorur, bazuar në mekanizmin xine.